VIDEO/ Vrasja në Divjakë, flet vëllai i autorit: Ishin dobët nga ekonomia, por ...

Vëllai i Hekuran Rrasës duke folur për mediat pas krimit të rëndë, ka treguar se vëllai i tij nuk kishte probleme, por ishin dobët nga gjendja ekonomike.

Ai ka treguar se njëri nga vëllezërit e kishte telefonuar, pasi kishte dëgjuar dy krisma.

Me pas ai vete kishte marre ne telefon nipin, duke i thene te vinte ne shtepi. 

‘Ik e shiko njëherë se çfarë ka ndodhur’, i thashë nipit, i cili ka gjetur trupat e pajetë të dy prindërve.

Vëllai i autorit të krimit, ka treguar se kishin ekonomi të dobët, ndërsa nuk kanë pasur sherre mes tyre, apo dhunë në familje.

‘Më lajmëruar mua, me thanë hajde se është bërë diçka. Familjarë, jo ti po unë, jo unë jo ti, jo nuk kemi këtë, jo atë, sepse ishin dobët nga ekonomia. Këto. Unë si vëllai i madh nuk kam dëgjuar gjë.

Nuk kam dëgjuar gjë të ketë ushtruar dhunë. Po të ishte për dhunë do vinte te unë, pasi jam më i madhi nga këta. Ne jemi 5 vëllezër.

Armën di që e ka pasur me leje, por një nga këta policët thanë se nuk del në sistem. E ka blerë shumë vite më parë.

Tani, njerëzit pinë ndonjë dopio, teke, dhe mund të ketë ndërruar ndonjë llaf’, është shprehur i vëllai.

Ndërsa kushëriri i Hekuranit tregon se ai e kishte lënë dhe nuk pinte më raki, sepse po e dëmtonte.