Interi çmonton Bolognan në pjesën e parë, humbja me Realin harrohet shpejt

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Interit dhe Bolognas, e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Zikaltrit po triumfojnë 3:0, duke pasur një performancë fantastike në pjesë të parë.

Lautaro Martinez realizoi golin e parë në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Në të 30-tën, Skriniar dyfishoi epërsinë, kurse katër minuta më vonë realizoi edhe Barella.