Ekipi Brojës ndal Man Cityn, Guardiola sheh nga larg kreun e tabelës

Manchester City ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.

“Citizens” nuk arritën më shumë se një pikë përballë Southamptonit në “Etihad Stadium”, duke u ndalur me rezultat 0:0.

Vendasit tentuan të shënonin golin e fitores, por nuk e arritën dot.

Kështu, ekipi i udhëhequr nga Guardiola arrin në kuotën e 10 pikëve dhe vendoset në pozitën e dytë, tri pikë prapa Liverpoolit.

Në anën tjetër, Southamptoni mbetet i 15-ti me katër pikë gjithsej.