Formacionet zyrtare, Interi luan vetëm për tre pikë kundër Bolognas

Interi dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Bolognas në takimin i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Mezza nga ora 18:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një seri pozitive me dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e para, por synon t’i kthehet fitores pas barazimit ndaj Sampdorias.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë seri pozitive me dy fitore dhe një barazim dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve edhe pas këtij udhëtimi të vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë thuajse me formacionet më të mira të mundshme.

Te Interi nga minuta e parë luan Matias Vecino në vend të Hakan Calhanoglu dhe Federico Dimarco në vend të Ivan Perisic.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vecino, Dimarco; Lautaro Martinez, Correa

Bologna: Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Dominguez, Svanberg; Skov Olsen, Soriano, Sansone; Arnautovic