VIDEO nga SYRI TV/ Rama me makinë 500 mijë dollarëshe, gazetarja: Ku e more GMC-në

Teksa u kërkoi ministrave të tij që të heqin dorë nga lukset e pushtetit, vetë shefi I qeverisë, Edi Rama prej dy muajsh po lëviz me një automjet super luksoz. Mjeti tip GMC, kushton përafërsisht 500 mijë dollarë dhe zakonisht përdoret nga trafikantet meksikanë të drogës.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së parë të këtij mandati, iporositi ministrat e tij që të heqin dorë nga pushimet jashtë shtetit, udhëtimet në biznes klas, etj, dhe u kërkoi atyre që të respektojnë kodin etik të përcaktuara prej tij. Por në ndryshim nga çfarë u kërkoi vartësve të tij, kryeministri u shfaq me makinën e tipit ‘GMC Custom Luxury Vehicle’ me të cilën shefi i qeverisë po lëviz gjatë dy muajve të fundit.

Makina e Ramës e cila kushton përafërsisht 500 mijë dollarë, ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori.

Makina nga brenda duket si avion privat luksi. Kjo makinë shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.

Ne lidhje me këtë çështje ka reaguar gazetarja e politikes, Esiona Konomi. Në një postim në rjete sociale, gazetarja Konomi ka ngritur disa pytje ndaj kryeministrit Rama.

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinë e re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

Gazetarja Esiona Konomi shkruan se këto pyetje ja ka dërguar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, por ende nuk ka marrë përgjigje.