Publikohen vendimet e mbledhjes së parë të qeverisë Rama 3, dy në lidhje me Kosovën

Kryeministria ka publikuar në faqen e saj zyrtare, të gjitha vendimet që janë marrë sot nga qeveria Rama 3 në mbledhjen e parë të saj për këtë mandat të tretë.

Vendimi i parë është krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim.

Vendimi i dytë është për miratimin në parim të marrëveshjes me Kosovën për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Vendimi i tretë është po njesoj për miratimin në parim të marrëveshjes ndryshuese me Kosovën për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).