SYRI.TV: Berati rizgjon traditën e karnavaleve, fëmijët dhurojnë atmosferë festive

Berati ka rikthyer traditën e munguar të karnavaleve.

Nxënës të shkollave 9 vjeçare, por edhe fëmijët e kopshteve, nën maskat e personazheve të tyre më të dashura dhuruan një atmosferë festive në pedonalen e qytetit.

Përfaqësuesja e 'Giz Albania' e cila ishte donatore kryesor i këtij eventi znj. Irina Kaush Prosid u shpreh e kënaqur për këtë ringjallje të traditës.