VIDEO/ Plas sherri në finalen e boksit, tifozë e sportistë godasin me grushte njëri-tjetrin

Një sherr i madh ka ndodhur ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit. Pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti. Pamjet e dhunës janë siguruar nga gazetari Senad Nikshiqi për ‘BalkanWeb’.

Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar.