VIDEO/ Alioski nderon Hasin, komentatori arab 'çmendet' pas golit të shënuar nga shqiptari

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin arab të futbollit, ku aktivizohet te skuadra e Al Ahli që drejtohet nga Besnik Hasi.

29 vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për ekipin e tij, Al Ahli në përballjen ndaj Al-Fateh, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Goli i shqiptarit që luan për Maqedonia e Veriut, entuziazmoi edhe komentatorin arab, i cili shpërtheu në momentin kur ai tundi rrjetën.

Ky ishte goli i dytë me fanellën e Al Ahli për Alioskin. Një fakt interesant që vlen të përmendet është se skuadra e Besnik Hasit, i ka barazuar të 5-ta sfidat e zhvilluara deri tani në kampionat, teksa nuk e ka provuar ende shijen e fitores, as të humbjes.