Frikë nga Foltorja e Sali Berishës/ Në Tiranë nisin të hidhen trakte

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë vendosi të reagojë ndaj Foltores së Sali Berishës.

Duke i dhënë një krah Lulzim Bashës, ata vendosën që të zgjatet ndalimi i grumbullimeve në publik, në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Por në orët e vona të mbrëmjes raportohet se në Tiranë kanë nisur të përhapen edhe trakte kundër Foltores së Berishës.

Burimet thonë se traktet janë hedhur në Tiranë në rrugën Qemal Guranjaku.

Mësohet se qëllimi i këtyre trakteve është që të trembin qytetarët me gjoja rrezikun për destabilizim që mbart turi i Sali Berishës në Tiranë dhe në rrethe.

Banorët e kësaj zone kanë njoftuar SYRIN për këtë ngjarje. SYRI i disponon këto trakte të sjella nga qytetarët.

Pavarësisht kësaj, duket se gjithçka është një mashtrim pasi autorët e vërtetë janë ata që ndjehen të kërcënuar nga lëvizja e re e nisur nga Sali Berisha.