Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla nisen drejt Nju Jorkut

Vizitat zyrtare të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.

Burime brenda Presidencës kanë bërë të ditur se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.