FOTOLAJM/ Pse Arben Ahmetaj është më i lumturi nga të gjithë?

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dukej më i lumturi nga të gjithë ministrat e rinj. Sigurisht edhe Ulsi Manja ishte gjithë kohës i buzëqeshur, por Ahmetaj binte në sy.

I veshur me taka për t’u dukur më i gjatë në krah të ministreve, ai ka një arsye për të qeshur.

Në fund të mandatit të dytë të Ramës, Ahmetaj ishte zhdukur nga sytë e medieve, duke ngjallur spekulime të shumta.

Disa thoshin se Rama i kishte vënë vizën, të tjerë shpreheshin se do jetë në listën e të shpallurve non-grata, ndërsa nuk mungonin zërat se Rama e dinte se Ahmetaj po hetohej dhe e kishte mënjanuar. 

Asnjëra prej këtyre nuk u bë realitet. SPAK tha se nuk po hetonte asnjë ministër, Rama jo vetëm që nuk e mënjanoi, por e bëri zëvendës.

Teksa ecte mes grave të qeverisë që shërbejnë më së shumti si dekor i Edi Ramës, Ahmetaj e dinte se ai është ndër më të lumturit aty. Prandaj i kërciste takat me gëzim.