Dalin fotot e betimit të Edi Ramës dhe ministrave te presidenti Meta

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ashtu siç e përcakton edhe protokolli, ministrat dhe kreu i qeverisë, janë betuar, duke vënë dorën mbi Kushtetutë, ndërsa kanë shihet se të gjithë kanë marrë letrën e dekretit presidenti Ilir Meta.

Ceremonia në fjalë, që u zhvillua në ambientet e Presidencës, është zhvilluar nën masat anticovid, ku të gjithë zyrtarët kanë qenë të pajisur me maskë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”.

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.