Berisha poston VIDEON e veçantë: Unë marr forcë nga forca juaj!

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi ditën duke postuar një video të veçantë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Videoja tregon ditët e arta të Partisë Demokratike, kur sheshet mbusheshin plot dhe arritjet në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar ishin të prekshme.

Në fund të videos, dëgjohet zotimi i Berishës se edhe nëse një demokrat mbetet në PD, ai do jetë i dyti.

“Unë marr forcë nga forca e juaj! Rrofshin demokratet dhe demokratët kudo që janë! Sb” shkruan ish-kryeministri.