E tradhëtoi mikrofoni/ Manjati i pasurive të paluajtshme doli se ishte një vrasës mizor

Durst, i dyshuar për vrasjen e tre personave gjatë katër dekadave të fundit, u shpall fajtor nga një gjykatë në Los Angeles për vrasjen e mikes së tij më të ngushtë Susan Berman në vitin 2000.

Darst, 78 vjeç, me shëndet të brishtë, ka të ngjarë të vdesë në burg pasi juria e shpalli atë fajtor ditën e djeshme (17 shtator) dhe  për vrasjen e një dëshmitari.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme Mark Windham, caktoi si seancë dënimi datën 18 tetor.

Gjyqi erdhi gjashtë vite pas një rrëfimit të tij në një seri dokumetarësh të HBO.

Darst teksa ishte në banjë pa e kuptuar se mikrofoni tij ishte i hapur ai u shpreh: Çfarë dreqin bëra? Unë i vrava të gjithë’.

78 vjeçari nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar pasi ai ishte në izolim  se kishte qënë në kontakt me një pacient të infektuar me COVID-19.

Gjyqtari Windham vendosi ta lexoj verdiktin në mungesë të tij.

 Duke folur me avokatët e çështjes ai e quajti rastin : "Gjykimi më i pazakontë për të cilin kam parë apo dëgjuar ndonjëherë".

Në deklaratën e tij përfundimtare, prokurori John Lewin e përshkroi Darst si një "psikopat narcisist" i cili vrau Berman në një përpjekje për të fshehur zhdukjen e gruas së tij, Kathleen Mçormack Darst, në Nju Jork në vitin 1982.

Darst u gjykua vetëm për Berman në Kaliforni, por prokurorët thonë se ai vrau tre persona: gruan e tij të zhdukur, Berman dhe një fqinj në Teksas i cili zbuloi identitetin e tij ndërsa Darst ishte fshehur nga autoritetet.