10 civilë të vrarë në sulmin me dron në Kabul më 29 gusht, Pentagoni, kërkon falje

Gjenerali Kenneth McKenzie, Komandant i Forcave Qendrore të SHBA ka kërkuar falje për sulmin në Afganistan më 29 gusht , duke deklaruar se të 10 personat që humbën jetën në këtë sulm ishin civilë.

 "Ne arritëm në përfundimin se 10 civilë, 7 prej të cilëve ishin fëmijë, vdiqën në sulm. Për më tepër, ata në automjetin e shënjestruar nga ky sulm ose ata që vdiqën nuk kanë lidhje me DAESH/K. ose nuk paraqisnin asnjë rrezik të drejtpërdrejtë për forcat amerikane " është shprehur McKenzie.

McKenzie shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në sulm, duke thënë:

"Ky sulm ishte për të parandaluar rrezikun e menjëhershëm për forcat tona dhe civilët që ne evakuuam. Sinqerisht kërkoj falje. Si komandant, unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë sulm,".

McKenzie tha se Pentagoni po shqyrton dëmshpërblimet për të afërmit e njerëzve të vrarë.