Holandë, kapet sasi e paparë kokaine në portin e Roterdamit, 4,000 kg!

Doganat holandeze sekuestruan më shumë se katër ton kokainë në portin e Roterdamit, një nga sasitë më të mëdha të gjetura ndonjëherë, thanë prokurorët. Droga u zbulua gjatë natës nga e enjtja deri të premten në bordin e një kontejneri të ngarkuar me lëndë drusore nga Surinami i drejtuar për një kompani në Poloni.

Sasia e drogës, vlera e shitjes së së cilës u vlerësua në 301 milion euro, u gjet natën e së  premtes në një ngarkesë  me dru nga Suriname, një kompani në Poloni.  “Nuk është kapja më e madhe që është bërë, por është me të vërtetë një nga më të mëdhatë", tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit për AFP.

4,022 kilogramë kokainë që u konfiskuan u asgjësuan, sqaroi zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp që publikoi.

Hollanda është bërë një nga portat kryesore për drogën - veçanërisht kokainën - në Evropë, kryesisht përmes Roterdamit, portit më të madh në Kontinentin e Vjetër.

Një total prej 4,600 kg kokainë që u kap në port në vitin 2005  ka qënë "kapja më e madhe e regjistruar ndonjëherë" në Roterdam, sipas një zëdhënësi të prokurorisë.

Agjencia evropiane e policisë Europol tha në një raport në fillim të këtij muaji se Belgjika dhe Hollanda janë portat kryesore për kokainën në tregjet evropiane.

Trafikimi i kokainës është në rritje, veçanërisht nga Kolumbia, me bandat e krimit të organizuar që përdorin portet e Roterdamit, Hamburgut (Gjermani) dhe Antëerpit (Belgjikë) për të blerë drogë dhe për t’i shpërndarë ato kryesisht nga pjesa tjetër e Evropës në Holandë. raport i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

Në shkurt, një operacion i përbashkët i autoriteteve të zbatimit të ligjit belg, holandez dhe gjerman lejoi që një sasi rekord prej 23 ton kokainë e destinuar për Holandën të kapet në Hamburg dhe Antwerp.