Me 36 kg kokainë në makinë, arrestohet ‘kapo’ shqiptar i drogës në Itali

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët, pasi u kap me kokainë.

I arrestuar ka përfunduar Norend Kapo, me origjinë shqiptare.

Kapo u kap me kokainë, teksa e transportonte atë nga Franca në drejtim të Italisë.

Operacioni për të kapur atë u zhvillua në zonën e Morgex. Ai u ndalua dhe u urdhërua që automjeti të kontrollohet me rreze X.

Pas kontrollit, u zbulua se në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit fshihej sasia e madhe e kokainës.