Mësuesja qethi pa leje vajzën, babai shtang shkollën: 1 milion $ dëmshpërblim

Babai i një 7-vjeçareje, ka paditur stafin e shkollës, pasi një mësuese i preu flokët vajzës pa leje, dhe tani kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim.

Padia e Jimmy Hoffmeyer thotë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij me racë të përzier janë shkelur. Ai e ka nxjerrë vajzën nga shkolla.

Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundimin në korrik se ndërsa mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, ajo nuk kishte vepruar me paragjykime racore.

Ajo u qortua, por megjithatë nuk u pezullua nga puna në shkollën fillore, Ganiard në Mount Pleasant. Jimmy Hoffmeyer i tha “Associated Press” prillin e kaluar se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla një ditë me pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë të kokës së pre rë.

Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus shkollor, tha ai.

Dy ditë më vonë, Jurnee u kthye nga shkolla në shtëpi me flokët në anën tjetër të kokës së prerë, edhe pse ajo ishte dërguar tek një parukier i cili i kishte bërë një prerje asimetrike për t’i bërë gjatësitë e ndryshme më pak të dukshme.

Hoffmeyer tha se ai mendonte se një fëmijë tjetër e kishte bërë, por Jurnee i tha se ishte një mësuese. “Mësuesja i preu flokët”, i tha ai AP.

Padia u ngrit në një gjykatë federale në perëndim të Miçiganit kundër Shkollave Publike Mount Pleasant dhe dy anëtarëve të stafit.

Përveç shkeljes së të drejtave kushtetuese të fëmijës, padia gjithashtu pretendon disk riminim racor, kanosje etnike, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale dhe sulmeve.