S’do i dalloni dot! Sozia e Mozzik bëhet viral në TikTok prej ngjashmërisë së frikshme!

Herolind Isufi nga Gjilani por që jeton në Paris, kohëve të fundit është një nga personazhet më të ndjekura në TikTok.

Ai është bërë i njohur falë ngjashmërisë së madhe që ka me reperin e njohur, Mozzik.

Të shumtë janë ata që habiten nga ngjashmëria, duke mos besuar se në fakt nuk ka asnjë lidhje me reperin

. Ai thotë se e vlerëson shumë reperin si njeri dhe se do të dëshironte shumë ta takonte një ditë.

 “Fama që kam marrë në rrjete sociale më ka bërë të ndihem shumë mirë. E vlerësoj faktin që njerëzit më thonë se je si Mozzik, ngjajmë shumë është e vërtetë. Çdo ditë marr mesazhe në lidhje me ngjashmërinë time me Mozzik-un“, thotë ai për T7.