Mbeti pa asnjë qime nga stresi: vuajtjet marrin fund, shpëtohet majmuni më i trishtë në botë

Ai që njihet si orangutangu më i trishtë në botë, ka kaluar katër vjet i lidhur me zinxhirë.

Bujing ishte shitur më pas për $75 pronarëve mizorë, që e mbajtën atë në kushte çnjerëzore në Indonezi, duke i shkaktuar aq stres, sa mbeti i gjithi qeros.

Kafsha e gjorë jetoi katër vite i lidhur në një shtyllë druri, jashtë shtëpisë në provincën jugore Kalimantan.

Majmuni nëntë-vjeçar Bujing, ishte tronditur aq shumë nga trajtimi i pronarëve të tij sa i kishin rënë të gjitha qimet.

Por krijesa e braktisur në fatin e tij u gjet nga Kylie Bullo, drejtuese e grupit të mbrojtjes së kafshëve ‘Organgutan Project’ në 2014.

Grupi udhëtuan tetë orë për të arritur në vendndodhje që të shpëtonin Bujing nga rrethanat e tij të tmerrshme.

Shpëtuesit e tij thanë për mediat në Australi: “Ne e gjetëm Bujing të lidhur në anë të shtëpisë. Ai ishte shumë i dobët dhe nuk kishte qime të mbetura prej kequshqyerjes dhe stresit.

Pronarët thonin se kur ishte i vogël e lanin rregullisht dhe i jepnin qumësht. Por teksa Bujing rritej ata e lidhën që të mos kalonte në pronën e fqinjëve dhe të hante ushqimin e tyre”.

Majmuni kishte gjithashtu dy plagë të thella në kurriz. Pronarët ia dhanë Bujing grupit tonë të shpëtimit për ta mbajtur në qendrën e rehabilitimit.