Greqi/ 39 të vdekur dhe 2255 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Janë regjistruar sot 39 të vdekur në Greqi nga koronavirusi, ndërsa rastet e reja janë 2255.

Shifra është e lartë, por ekspertët kanë parashikuar që rritja do të vazhdojë pasi përpara është stina e vjeshtës dhe situata pritet që të vështirësohet akoma më shumë.

352 pacientë janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen në pavijonet e spitaleve të vendit fqinj.

Greqia ka marrë disa masa për të parandaluar përhapjen, por sezoni turistik dhe varianti “Delta” kanë ndikuar vështirësimin e situatës nga pandemia.