VIDEO nga SYRI TV/ Basha: Rama kryeministër dhe Berisha i përjashtuar, nuk ka kthim pas!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar, i ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët ne lidhje me tubimin e djeshem te ish-kryeministrit Berisha, Basha tha se nuk ka asgje per te shtuar, vec asaj qe ka thene me heret.

 'Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas! tha ai.