Magjia e detit: Brenda botës së mistershme të tij

Aimee Jan është shpallur fituese e çmimit kryesor në “Ocean Photography Awards” për vitin 2021, e cila fotografoi një breshkë të gjelbër në fund të oqeanit.

Fotografë nga shtete të ndryshme të botës janë zhytur në ujërat e mistershme të oqeaneve për të nxjerrë në sipërfaqe foto mahnitëse që fshihen në blunë e thellësive.

Fotot të cilat rrëmbyen çmime në këtë konkurs janë me të vërtetë mbresëlënëse, nga peshkaqeni i fotografuar në Florida apo edhe tek ato që tregojnë ndotjen që kanë pësuar oqeanet, ku nuk mungojnë edhe maskat.