Zemërim në Francë ndaj ngacmimeve në internet të 11-vjeçarëve

Zyrtarët francezë të arsimit kanë dënuar një tendencë ngacmimi në internet që ka ën shënjestër  fëmijët e lindur në 2010-ën.

Trendi  #Anti2010 ka marrë vrull gjatë muajit të kaluar në aplikacionin për ndarjen e videove TikTok.

Postimet në këtë faqe kanë fituar miliona shikime, ku përdoruesi inkurajohen për të formuar një "polici anti-2010".

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer e quajti fushatën e ngacmimit kibernetik "krejtësisht idiote dhe kundër vlerave tona".

Ajo ka shkaktuar alarm të veçantë në mesin e prindërve sepse po shënjestron fëmijët 11-vjeçarë ndërsa ata fillojnë shkollën e mesme.

Zoti Blanquer paralajmëroi se çdo nxënës që qëndron pas një ngacmimi të tillë do t'i nënshtrohet ndëshkimit dhe tha se familjet mund të raportojnë raste ngacmimi në një linjë telefonike urgjente.

"Është një pjesë thelbësore e jetës shkollore, duke i dhënë një mirëseardhje të ngrohtë nxënësve të klasës së gjashtë dhe duke i integruar ata me bujarinë e shokëve të klasës dhe të të rriturve," tha ai në një letër drejtuar drejtuesve të shkollave, teksa i nxiti ata të jenë në gatishmëri të shtuar për këtë çështje.

Në një postim në Tëitter, Ministria e Arsimit tha se "ngacmimet dhe sulmet në internet nuk kanë vend as në shkollën tonë dhe as në shoqërinë tonë".