India bën 20 milionë vaksina brenda ditës, për të kremtuar ditëlindjen e kryeministrit Modi

India bëri më shumë se 20 milionë doza vaksine Covid brenda një dite të premten, në një përpjekje rekord për të kremtuar 71-vjetorin e lindjes së kryeministrit Narendra Modi.

Përpjekja e tejkaloi rekordin e mëparshëm ditor të vendit prej më shumë se 13 milionë dozash më 27 gusht.

India synon të vaksinojë të gjithë indianët në moshën e duhur deri në fund të vitit 2021, por ekspertët thonë se duhet ritëm i qëndrueshëm për të arritur objektivin.

Deri më tani India ka dhënë më shumë se 787 milion doza.

Më shumë se gjysma e popullsisë së pranueshme të Indisë - rreth 588 milion njerëz - kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid, sipas të dhënave zyrtare.

Por vetëm rreth 20% e të rriturve të kualifikuar janë vaksinuar plotësisht që nga fillimi në janar.

Pabarazitë rajonale gjithashtu vazhdojnë me shtetet më të mëdha dhe më të varfra që mbeten pas atyre më të vogla dhe më të pasura.

India ka raportuar më shumë se 33 milion raste Covid, e dyta pas SHBA. Vendi është gjithashtu i treti në botë që regjistron më shumë se 440,000 vdekje - pas SHBA dhe Brazilit.