Kuba vaksinon fëmijët e vegjël

Ndërsa Kamboxhia vaksinon fëmijët mbi gjashtë vjeç, në Kubë po zhvillohet një program për të futur gjilpërën e vaksinës në krahët e 2-vjeçarëve.

Vaksinimi nën 18 vjeç filloi në fillim të shtatorit, duke filluar me adoleshentët më të rritur. Kuba është një nga vendet e para që synon të vaksinojë fëmijë kaq të vegjël, por zyrtarët shëndetësorë që drejtojnë operacionin thonë se është i sigurt.

"Vendi ynë nuk do t'i vinte (foshnjat) as para rrezikut më minimal nëse vaksinat nuk do të provoheshin tësigurta dhe shumë efektive kur përdoren tek fëmijët," tha Aurolis Otaño, drejtor i Universitetit Poliklinik Vedado, për Associated Press në një dhomë vaksinimi.

Ata midis moshës 5 dhe 10 vjeç janë duke e bërë vaksinën nëpër shkolla.

Kuba përballet me një shpërthim të vazhdueshëm të Covid-19 që pothuajse shembi sistemin e saj të kujdesit shëndetësor. Provincat si Matanzas, Ciego de Ávila dhe Cienfuegos morën mbështetje nga mjekë që shkuan nga zona të tjera të vendit.

Shumica e vendeve nuk e kanë miratuar vaksinën për fëmijët nën 12 vjeç. Fëmijët kanë shpëtuar kryesisht nga më e keqja e pandemisë dhe shfaqin simptoma më pak të rënda kur infektohen me virusin.

Dje një analizë e studimeve nga e gjithë bota tregoi se Covid i gjatë është gjithashtu më i rrallë tek fëmijët sesa besohej në fillim.