BE nuk është e sigurt nëse gratë rrezikohen më shumë prej mpiksjes, nga AstraZeneca

Rregullatori i barnave të Evropës tha të premten se nuk mund të konfirmonte nëse gratë dhe të rinjtë ishin në një rrezik më të lartë të mpiksjes së rrallë të gjakut me trombocite të ulëta, pas vaksinimit me AstraZeneca, pasi studioi të dhënat në dispozicion, raporton Reuters.

Kufizimet në mënyrën e mbledhjes së të dhënave nënkuptonin që Agjencia Evropiane e Barnave nuk mund të identifikonte ndonjë faktor specifik rreziku që e bënte këtë gjendje, trombozën me sindromën e trombocitopenisë, të ngjarë, tha ajo.