Mesazhi në shishe nga Japonia del në brigjet e Havait …pas 37 vjetësh!

Një mesazh në shishe, i hedhur 37 vjet më parë nga nxënësit e shkollave të mesme japoneze është gjetur - rreth 6,000 kilometra larg, në brigjet e Havait.

Anëtarët e një klubi të shkencave natyrore në Shkollën e Mesme Choshi në Chiba, në lindje të Tokios, I hodhën 750 shishe në det në vitet 1984 - 1985 për të hetuar rrymat e oqeanit.

Shishet -të cilat përmbajnë mesazhe në anglisht, japonisht dhe portugalisht dhe që i kërkojnë gjetësit të kontaktojë dërguesin - janë gjetur në hapësira të gjera si Filipine, Kanada dhe Alaskë.

Por asnjë nuk ishte gjetur që kur shishja e 50 -të u zbulua në vitin 2002 në Prefekturën Kagoshima në jugperëndim të Japonisë.

Shishja e 51-të u zbulua nga një vajzë nëntëvjeçare në një plazh në Havai në qershor, njoftoi shkolla, ku mesazhet me madhësinë e një kartoline ende ishin të lexueshme. Ao u dërgua në shtator, në shkollën e mesme japoneze prej nga ku ishte nisur.

"Isha vërtet i befasuar," i tha AFP-së, nëndrejtori i shkollës Jun Hayashi të premten.

"Shishja e 50 -të u gjet 19 vjet më parë, kështu që mendova se kishin përfunduar. Nuk mendoja se do të gjendej më - mendova se të gjitha ishin fundosur.

"Është vërtet emocionuese që e 51 -ta është gjetur."

Hayashi është "duke shpresuar se dikush do të gjejë të 52 -ën tani".

Klubi që lëshoi ​​shishet u mbyll në vitin 2007. Por shkolla tha se dy përfaqësues të studentëve planifikojnë t'i dërgojnë një letër dhe një flamur në miniaturë gjetëses së mesazhit, e cila quhej, sipas gazetës Hawaii Tribune Herald, si Abbie Graham.

Mayumi Kondo, një anëtare e klubit të shkencave natyrore në vitin 1984, tha se zbulimi "i kishte ringjallur kujtimet nostalgjike" të ditëve të saj të shkollës.

"Tridhjetë e shtatë vjet janë një kohë e gjatë për qeniet njerëzore, por nga ana tjetër, me të vërtetë tregon se sa e madhe dhe misterioze është Toka dhe natyra," tha ajo.