", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/17/auto_auto_laporta-rueda-de-prensa16316981611631874622.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Barça zbulon buxhetin për sezonin 2021/2022

Nuk është më një sekret që Barcelona kishte dhe ka ende probleme financiare, gjë që i detyroi katalanasit të ndaheshin nga Antoine Griezmann në ditën e fundit të merkatos si dhe i pengoi të rinovonin kontratën me Lionel Messin. Por pasi shtrënguan rripat këtë verë, gjërat do të jenë më mirë për blaugranët.

Kështu, bordi i drejtorëve të klubit u mblodh të enjten dhe " miratoi mbylljen e vitit financiar për sezonin 2020/21, me një humbje prej 481 milion euro. Është miratuar gjithashtu buxhet i të ardhurave operative për sezonin 2021/22 prej 765 milionë euro, ”lexohet në deklaratën e klubit.