Gruaja shtatzënë përpiqet të hidhet nga dritarja e shtëpisë së saj për të shpëtuar nga bashkëshorti

Një video tronditëse është publikuar në Brazil.

Në pamje shihet se një grua përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po e abuzon.

Në fakt, sipas një raporti të Daily Mail, gruaja është në javën e 10 -të të shtatzënisë. Incidenti i pabesueshëm ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët e çiftit.

35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheq në banesë. Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.