VIDEO- KAFE SHQETO/ Starova: Largimi i Bashës ruan unitetin në PD

Emisioni i mëngjesit në SYRI TV, Kafe Shqeto, diskutoi për rikthimin e Sali Berishës në politikën aktive me një lëvizje që synon ndryshime rrënjësore në PD.

I ftuar ishte kryetari i partisë Bashkimi Liberal, Arjan Starova dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Starova se e vetmja ndjesë e Lulzim Bashës në këto kushte është dorëheqja dhe largimi i tij. Sipas Starovës, kjo gjë do e mbante partinë të bashkuar.

“Dita e djeshme shënoi një përballje për të kërkuar të vërtetën dhe për të rikthyer dinjitetin në PD.

Unë mendoj që çështja nuk është thjesht për Sali Berishën, edhe pse ai është simbol. Bëhet fjalë për demokracinë shqiptare, bëhet fjalë për kontributin dhe gjakun e demokratëve. Pikërisht për këtë arsye, nuk mund të merrej ai një vendim ndaj Berishës.

Unë mendoj që për zotin Basha nuk ka më vend për ‘mea culpa’. E vetmja ndjesë që mund të kërkojë ai është dorëheqja. Është dinjitoze për të.

Unë jam dakord që PD të ruajë unitetin dhe bashkimin e saj. Por gjithmonë ka një përgjegjësi. Gjëja e parë është dorëheqja. Kjo e ruan bashkimin e partisë nën një emër të ri. Nuk mund ta them nëse do jetë Berisha apo ndonjë tjetër, por Basha kurrsesi.

Kjo është përgjegjësia e liderit kur bën gabime të rënda. Dorëheqja është e padiskutueshme. Unë vetë këtë gjë do kisha bërë, natyrisht,” tha Starova.