Ali Nazary, një zëdhënës i "Frontit Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit" të Massoud, i tha New York Times se kontrata e lobimit është një përpjekje për të ndaluar çdo njohje të mundshme nga amerikanët të talebanëve dhe për të promovuar interesat e vetë Massoud si një udhëheqës aspirues i vendit. "Asnjë entitet nuk mund të marrë legjitimitet pa mbështetjen, miratimin e shkëlqesisë së tij Ahmad Massoud, sepse ai është burimi i legjitimitetit sot," tha ai.

"Ne po i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të ofrojnë mbështetje materiale për përpjekjet tona, që do të përfshinte edhe dërgimin e armëve ofensive," tha ai.

Stryk ka një histori të gjatë të përfaqësimit të militantëve dhe autoriteteve duke përfshirë një zyrtar nga administrata e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe qeverisë së ish -Presidentit të Kongos, Joseph Kabila.

Kohët e fundit, firma e tij u pagua 4 milionë dollarë nga biznesmeni libanezo-amerikan George Nader për të lobuar pranë administratës Trump për t'i dhënë faljen, sepse u dënua me 10 vjet burg vitin e kaluar për pornografi të fëmijëve dhe akuza për trafik seksual.

Massoud gjithashtu ka mbështetjen e disa republikanëve në Uashington, përfshirë senatorin Lindsey Graham, i cili thuhet se ka organizuar takime midis grupit të rezistencës së Massoud dhe diplomatëve nga Britania e Madhe dhe India. 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/17/auto_2ea7f559fd427961c67a96678c8d8fba1631868436.webp", "width": 704, "height": 352 } }

Lideri anti-taleban i Panjshir punëson lobistë amerikanë për mbështetje ushtarake nga SHBA

Ahmad Massoud, lideri i një grupimi anti-taleban në luginën Panjshir të Afganistanit, ka punësuar lobistë amerikanë të Distriktit të Columbia. Talibanët javën e kaluar thanë se e pushtuan Luginën Panjshir, por grupimi i Massoud e hodhi poshtë këtë pohim dhe u zotua se do të vazhdojë luftën.

Ahmad Massoud ka punësuar lobistët Robert Stryk dhe Christian Bourge, me përojë në përfaqësimin e klientëve me autoritet në Uashington, në përpjekje për të vazhduar marrjen e mbështetjes ushtarake dhe financiare nga SHBA.

Sipas të dhënave të reja në Databazën e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit të Drejtësisë (FARA), firma e Stryk dhe Bourge “Stryk Global Diplomacy", do të ofrojë shërbime këshillimore strategjike dhe do të kryejë detyra shtesë mbi një bazë të dakordësuar" për të paktën 6 muaj.

Dokumentet i referohen Massoud si "Djali i Luanit të Panshirit", një referencë për babanë e Massoud, Ahmad Shah Massoud, një luftëtar legjendar muxhahidin i cili ndihmoi në dëbimin e sovjetikëve nga vendi në vitet 1980.