Kur lindi shkrimtari dhe publicisti i Rilindjes, Vaso Pasha

Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Vaso Pasha. Njihet gjithashtu si Pashko Vasa e Vaso pashë Shkodrani.

Në vitet 1878-1882 V.Pasha u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ai ishte një ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”. Pashko Vasa është autor i shumë veprave politike e historike. Në këto vepra ai mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur.

Rilindasi i shquar Vaso Pasha është ndarë nga jeta më 29 qershor 1892 në Bejrut.

Më poshtë fotografi portret i Vaso Pashës si dhe një fotografi me pamje të godinës së shtëpisë së tij në Shkodër.