Dudushi: Ambasadorja tha se duhet të shohim nga e ardhmja. Shehu: Rama shkatërroi Shqipërinë

Deputeti i PD-së Tritan Shehu dhe gazetari Alban Dudushi kanë debatuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, për përjashtimin e Berishës nga PD.

Shehu theksoi se Rama e shkatërroi dhe mbushi Shqipërinë me drogë. Dudushi vlerësoi se ambasadorja sot ka thënë se duhet të shikojmë nga e ardhmja.

Alban Dudushi: Amerikanët kanë dhënë sinjal të qartë se zoti Sali Berisha, nuk duhet të jetë më në politikë. Ambasadorja amerikane ka thënë se do shikojmë nga e ardhmja, apo do merremi me fantazma të së shkuarës. Amerikanët duan tjetër nivel të të bërit opozitë. Berisha është në politikë dhe gjallërohet në politikë në momente tensioni. Kjo është mënyra si mos të bëhet opozitë dhe këtë po e thonë amerikanët.

Tritan Shehu: Rama e shkatërroi vendin, PD duhet të jetë më e fortë. Unë fola kundër Ramës gjithë ditën sot. Kush e ka shkatërruar ekonomikisht Shqipërinë, ne apo Rama, kush e ka mbushur vendin me drogë, ne apo Rama.