Tritan Shehu: Ky proces forcon Berishën, është promotor i demokracisë shqiptare

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se procesi aktual në PD e forcon Berishën.

Shehu thekson se opozita ka nevojë për Berishën, sepse është promotori i demokracisë shqiptare.

Tritan Shehu: Gjithë ky proces forcon Berishën. E forcon tek baza e PD. Partia Demokratike ka një bazë të fortë dhe është e lidhur fort me Berishën, sepse është promotori i demokracisë shqiptare, është njeriu i lidhur me lëvizjet, me njerëzit. Koha mbaron kur përfundon roli i njeriut, koha nuk ka kufi, derisa ka besimin tek njerëzit.

Faktori kohë është relativ shumë. Elementi i kohës është shumë relativ, si mbaronka koha, kur një individ lëviz, ka energji, drejton. Kohën e njeriun e përcakton ai që është atje lart. Opozita ka nevojë për Berishën.

Agim Nesho: Berisha po zgjohet tek dinjiteti i tij, për t’u kthyer sërish. Berishën e rikthyen nga një kaprico. Berisha ka qenë energjik dhe në Amerikë pretendentët për presidentë e presidentët janë nga afër 80 vjeç, mosha pra nuk është asgjë.