FNSH dhe policia kontrolle në Vlorë, disa të shoqëruar

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë sot në mbrëmje kontrolle në Vlorë.

Korrespondenti i SYRI TV raporton se ‘blutë’ po ushtrojnë kontrolle për persona të shpallur në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje.

Kontrollet e Policisë dhe FNSH-së janë lokalizuar në pikat e lojërave të fatit në qytetin bregdetar.

Deri më tani raportohet se janë shoqëruar disa person në zonën e Teatrit ‘Petro Marko’.