Artan Hoxha: Kërkesa e SHBA për përjashtim të Berishës ka tejkaluar kufirin e sovranitetit

Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se kërkesa e SHBA për përjashtimin e Berishës nga PD është tejkalim i sovranitetit të një vendi.

Hoxha theksoi se nuk ka rast të ngjashëm në botë, që të ndodhë diçka e tillë.

“A i takon Amerikës që të bëjë kërkesë që PD të përjashtojë këtë apo atë deputet? Unë them nuk i takon SHBA-së. SHBA ka tejkaluar kufirin e sovranitetit. Nëse Amerika vendoska për gjithçka, atëherë të bëjë SHBA çfarë të dojë këtu, të vendosë njerëzit, të bëjë edhe maxhorancën, edhe opozitën.

Më thuaj në cilin vend ka ndodhur, që SHBA të ketë ndërhyrë dhe të thotë se këtë person nuk e duam në parti, më thuaj një vend. SHBA nuk mund të thotë largoje nga PD Berishën, nga Grupi Parlamentar, nga Parlamenti etj. Asnjë subjekt nuk do e pranonte këtë gjë. Do i thoshte se ne të duam si Amerikë, por po bën gabim në këtë rast. Edhe gabimet e Amerikës kështu nisin e trashen”, deklaroi Hoxha.