VIDEO/ Gabim fatal, Strakosha shkakton autogol në ‘Europa League’

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.

26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh.

Gjithçka ndodhi pas një aksioni thuajse inekzistent, ku mbrojtësi i Lacios shkelmoi topin fort në ajër më pas me topin që po afrohej drejt portës, Strakosha u përpoq ta neutralizonte, por gardiani shqiptar ishte i pafat duke shkaktuar autogol.