Zbulohet në cilin ekran do e shohim serialin e Ermal Mamaqit

Seriali më i ri i Ermal Mamaqit mban titullin “Humans of Tirana” dhe do të vijë së shpejti në ekranin e “Tv Klan”.

Kjo është bërë e ditur nga traileri i këtij seriali, i cili është bërë publiki ditën e sotme nga vetë aktori i humorit.

 

Nga ata pak momente të shkëputura nga “H.O.T” kuptuam se do t’i këtë të gjitha: romancë, humor, shaka e deri tek sherret e intrigat.

Më herët, teksa fliste për  karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.

 

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.