Shpërthimi i bombolës në Velipojë, humb jetën edhe nëna e vajzave

Thellohet tragjedia në Velipojë, ku disa kohë më parë shpërtheu një bombol gazi në një apartament të qytezës bregdetare.

Familja Gjoka ka humbur edhe një tjetër anëtar të familjes nga ngjarja e kobshme.

Mësohet se nga shpërthimi i bombolës ka ndërruar jetë edhe nëna e dy vajzave, Alketa Gjoka.

Tani, i vetmi anëtar i familjes i mbijetuar është djali i familjes, që ndodhet në koma.