VIDEO/ Gol shqiptar në Europa League, Ajeti i shënon Betisit

Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti është bërë protagonist në Ligën e Europës duke i shënuar gol Real Betisit me fanellën e Sëlltikut.

24-vjeçari shënoi pas 15 minutash lojë duke i dhënë avantazhin skocezëve. Por Ajeti u bë protagonist sërish në minutën e 25-ët të takimit duke fituar penalltinë ku Juranoviç dyfishoi shifrat për Sëlltikun.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me skocezët vitin e kaluar, ku shënoi 6 gola, ndërsa ky është goli i dytë për Ajetin në këtë sezon me fanellën e Sëlltikut.