FOTO+EMRAT/ Nga Nishani, te Noka, Shehu, deputetë e ish-deputetë në krah të Sali Berishës

Krahas mbështetësve në radhët e qytetarëve, të shumtë ishin edhe ndër demokratët e partisë, besnikë të ish kryeministrit, që morën pjesë në foltoren e tij të parë me demokratët.

Në takim ishin gjithashtu të pranishëm deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çela, të cilët vendosën të jenë krah ish kryeministrit, dhe jo në sallën e seancës plenare.

Gjithashtu Berisha u mbështet nga ish Presidenti Bujar Nishani, i pranishëm në takim, ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.