Tabaku: Shqipëria po varfërohet përditë, ky parlament më i inkriminuari

Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se Shqipëria po varfërohet përditë.

Tabaku theksoi se sot ne qeverisemi nga gangsterët dhe të korruptuarit.

Postimi i Jorida Tabakut:

Nuk është e lehtë për mua e shumë kolegë të mi të jemi sot në këtë parlament, ku çdo çështje e shqetësim që kemi ngritur dhe që lidhet me domosdoshmëritë e shqiptarëve është përkeqësuar dhe thelluar në të keqe.

Lamë një parlament me 6 persona të inkriminuar dhe sot e gjejmë me 12 të tillë, lamë një parlament me manipulime të faktuara nga përgjimet ambientale të prokurorisë së Krimeve të Renda ku dukej qartazi skema e blerjes së votave përmes grupeve kriminale në Dibër dhe Durrës, ndërkohë që sot gjejmë një parlament ku skema e blerjes së votës ushtri në çdo qelizë.

E vetmja shpresë dhe energji që më shtyn të hyj në këtë betejë pa e vrarë mendjen se çfarë elite kriminale kemi përballë, se çfarë makinerie të vjedhjes elektorale kemi përballëështë ndershmëria e çdo shqiptari që na votoi, e çdo demokrateje dhe demokrati që guxoi edhe i kërcënuar të dalë në fushatë. I atyre qindra mijërave që votuan ndryshimin.

Siç e prisja as sot nuk është se keni një program për t’ia dhënë shqiptarëve dhe madje as votuesve tuaj.

Janë 41 faqe të një propagande të bezdisshme, të dalë boje, pa asnjë thelb e asnjë vizion!

Gënjeshtra bajate dhe për fakte të provuara botërisht!

Shqipërinë reale shqiptarët e provuan e jetuan në lëkurë, në8 vjet dhe veçanërisht në dy vitet e fundit ku dy fatkeqësi goditën vendin tonë për të dëshmuar fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe natyrisht kryeministrit. Ku shqiptarët u lanë të vetëm të braktisur, u lanë nëçadra në mëshirë të fatit duke pritur të vinte fushata të bëhej ndonjë tender e të merrnin ndonjë strehim sigurisht çdo gjë para kamerave televizive.

Ku dhe fatkeqësia u vodh, u grabit u përdor për vota si cdo gjë e kësaj qeverie. Ku 125 mln euro u shpërndanë pak ditë para zgjedhjeve duke shkelur me të dyja këmbët cdo parim e standart normal por dhe më shumë një nga pikat e marrëvehsjes së 5 qershorit!

Ka pasur shumë raporte të OSBE ODHIR në vite, po ky i kësaj here ishte i vemti qëshprehimisht shkruantese votat u blenë me para të buxhetit të shtetit!

Jo më larg se sa disa muaj nga tragjedia e tërmetit, shqiptarët panë një tjetër propagandë të zhbëhej përpara syve të tyre. E ashtuquajtura shëndetësi falas.

Pandemia e COVID-19 zbuloi të vërtetat e hidhura që Rama dhe gjithë surrogatët e tij mediatikë kishin fshehur në 8 vite, një shëndetësi të dështuar dhe një buxhet jo për qytetarët.

Shqipëria nuk ja doli të mbështesë ato në nevojë,

Një qeveri inekzistente që ndërkohë që shqiptarët vuanin hiqte TVSH të jahteve e mezi u kujtua t’i jepte një pagese teke mbi 100 mijë bizneseve.

Ku çdo gjë përdorej për ata që i mbajnë në pushtet, ata që marrin konktratat e majme, ku fondi i garancisë u përdor nga kompanitë që kanë kontrata koncesionare ndërkohë që bizneseve të vogla dhe të punësuarve në sektorin e turizmit u dha vetëm një pagesë teke 40 mijë lekë.

Kjo është mazhoranca që i dha shqiptarëve gjatë pandemisë 0.86% të PBB-së ndërkohë qëoligarkëve u jep mbi 10% të PBB-së me kontratat koncesionare.

E njëjta qeveri që inceneratorit të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit në bashkëpronësi të të cilit është as më shumë e as më pak se Arben Ahmetaj i dhuroi nga taksat e shqiptarëve 54 mln euro nga viti 2019 në 2021.

Pikërisht kjo mungesë dëshire dhe vizioni, kjo mungesë ndihme dhe disponibiliteti rrezikon të kthejë Shqipërinë 15 vjet mbrapa pasi niveli i varfërisë referuar Bankës Botërore është i atillë që ka kapluar thuajse 50% të popullsisë në vend.

Për herë të parë me këtë qeveri paga reale ishte në rënie dhe shqiptarët ishin më të varfër.

Borxhi publik, që në këtë gjoja program premtohet për të disatën herë që do të zbresë në 60% ka shkuar në nivelin e 100% të PBB-së. Janë shqiptarët që për 8 vjet nuk panë një rritje ekonomike dhe as të pagave reale, pasi rritja e vërtetë ekonomike që qeveritë Rama kanë arritur është 1.4% e PBB-së.

Kjo rritje përkthehet në një Shqipëri që ka PBB-në më të ultë për frymë në rajon,5373 USD/capita

Vendi ku investimet e huaja në raport me PBB-në janë 7.9% duke qenë më të ulëtat se sa Serbia dhe Mali i Zi. Të mendoni që në vitin 2013 raporti i Investimeve të Huaja Direkte me PBB-në ishte 9.8% duke u renditur vendi i dytë në rajon për këtë raport.

Sot faqja e Shqipërisëështëe nxirë si vendi më i korruptuar në Evropë, ndërkohë që po sipas të njëjtit material ekonomia shqiptare është informale në masën 40% të saj.

Sot Shqiperia etiketohet si parajsa e pastrimit të parave, ku vizioni i vetëm ekonomik është ai i mbështetjes së më të fortit. Vetëm në 3 vite raportohet se janë pastruar një vlerë prej 1.6 mld euro.

Shqiperia sot përshkruhet si vendi ku biznesi nuk ka asnjë shans tëmbijetojë prej korrupsionit, sistemittëpandershëm fiskal, burokracia e qeverisë, ekonomia informale si dhe monopolet në treg.

Një ekonomi qëçdo vit humbet nga abuzimet dhe prokurimet publike 300 mln euro. Llogaritë mund t’i bëjë gjithsecili vetë.

Politikat fiskale të kësaj qeveria kanë qenë dhe mbeten amatore dhe jo në favor të zhvillimit të sipërmarrjes dhe ekonomisë.

Sot, 93% e shqiptareve ka nxjerre nga xhepi 2,2 mld euro taksa shtese ne 8 vite!

Sot, shtresa e mesme, intelektualet, puna e ndershme taksohet me 23% dhe veç vitin e fundit kane nxjerre nga xhepat 50 mln euro shtese.

Sot, biznesi i vogëlndodhet nënjëpresion te jashtëzakonshëm prej tarifave artificiale te ngritura, ku paguan 10 here me shume taksa lokale se me pare e ku këtë vit ka filluar te paguaje dh gjobën korruptive te fiskalizimit.

Sot 93.2% e firmave shqiptare ankohen se vizitohen nga xhandaret e tatimeve ku në vendet e tjera mesatarja e firmave që ankohen për një gjë të tillë është 50.2% pra thuajse sa gjysma e Shqipërisë.

36% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar ryshfet një shifër 50% më e lartë se e vendeve të Europës.

Mbi 60 biznese në ditë janë mbyllur nga viti 2014 deri më tani.

Sistemi fiskal me 6 nivele ka rritur informalitetin dhe barrën fiskale, legjislacioni fiskal ka ndryshuar mbi 60 herë dhe 170 vendime qeverie kanë prekur dhe kanë ndikuarnë biznesin e vogël dhe jetën e tij.

Shkurt dhe shqip, një sistem që më shumë i përshtatet oligarkëve që shkruajnë përjashtime taksash për veten e tyre dhe që i rëndon qytetarëve që nuk u dëgjohet as zëri dhe as mendimi.

Sot nuk ka më një ekonomi tregu, nuk ka më konkurencë, sot ka vec një parlament noter ku në 8 vitet e fundit 7 ligje kanë kaluar për interes të bizneseve specifike duke e kthyer korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit.

Ky parlament e ka trajtuar si plaçkëpronën private e publike, ka shkelur e cënuar çdo të drejtë elementare ka shpërndarëprona publike me 1 euro kur pronarët enden gjyqeve!

Sot Shqipëria ka listën më të gjatë të detyrimeve nëStrasburg për pronën edhe listën më të gjatë të pagesave të arbitrazhit që po shkon nëmbi 254 mln euro vetëm prej vendimeve e presionit politik të qeverisë ndaj bizneseve.

Çdo gjëqëështë prekur e ndryshuar ka rezultuar një dështim dhe është shitur si reformë. Nëçdo fushë e njëjta skemë dështimi dhe korrupsioni.

Reforma energjitike rritiçmimine energjise, nurgosi 20 000 shqiptarë dhe prodhoi një humbje 60 mln euro prej korrupsionit e babëzisë në OSHEE!

Reforma në pensione që na u shit si reforma më serioze sociale në vend sot rezulton me një deficit të frikshëm. Vetëm në 6 mujorine parë të 2021 deficiti i skemës u rrit me 23% apo 2.3  mld lekë në raport me 1 vit më parë.

Reforma në arsim, të cilën zonja kryetare e kuvendit e mban mend shumë mirë  sepse këmbëngulja e saj për ta miratuar këtë gjoja reformë disa vite më pas i kushtoi vendin e saj në ministri. Kjo reformë prodhoi një nga protestat më të gjatë të studentëve dhe një marrëveshje të qeverisë që as u zbatua kurrë.

Po dështimi më i madh e pengesa mëi madh i Ramës është ajo në rrugën e procesit të integrimit europian!

Prandaj, për mua nuk përbën çudi që asnjë rresht për integrimin në BE nuk ka në këtë punim që ju e quani program.

Asnjë fjalë për 15 kushtet madje fatkeqësisht asnjë fjalë se si nga 3 kushte me të cilat ne e lamë Shqipërinë përfunduam në 15 të tilla.

Akoma më qesharake është kur lexon se sipas programit të qeverisë dhe me gjasë sipas qeverisë, Shqipëria i paska hapur negociatat.

Ai nuk e përmend integrimin në BE sepse nuk beson tek BE dhe as tek integrimi vendit.

Jo rastësisht ai nuk flet më për Procesin e Berlinit por gjithë energjitë e tij dhe të programit të tij ia ka kushtuar Procesit të Beogradit, njohur ndryshe si Open Balkans!

Shqipëria prej 2013,ndodhet më larg BE se 8 vite më parë në parime, në standarte nëdemokraci, në liri të medias, në liri për qytetarët e saj, me një drejtësi të kompromentuar, me politikanë që sfidojnë ligjet, me krim të organizuar që manaxhon parlamentin dhe me një qeveri që ideon ligje speciale për bizneset pranë saj. Shqipëria e Ramës është ajo e gangsterëve që bëjnë ligjin si në Elbasanin e krimit të organizuar.

Prandaj ai sot nuk ka prezantuar një program, pasi ky që sot prezantohet si i tillë prej 41 faqesh, po t’ia heqësh ujrat, pra propagandën përfundon në 5 pika kryesore rreth të cilës është vërvitur kjo mazhorancë dhe Rama që nga viti 2013. Open Balkan, Korrupsioni, PPP-të, Oligarkët dhe Blerja e Votës.

Të nderuar qytetarë,

Në këtë sallë shoh një mazhorancë të pakënaqur jo me veten apo të pakënaqur për shkak të sfidave të munguara. E shoh të pakënaqur me situatën, me momentin.

Sado dhe sido që keni kryer një operacion plastik duke zëvendësuar disa me disa të tjerë, bëmat e vërteta dhe njeriu pas tyre vazhdon të gjendet mes jush.

Shqiptarët fatkeqësisht do të provojnë mbi lëkurë edhe një herë krimin elektoral të përkthyer në abuzime, korrupsion, vjedhje dhe bjerrje të demokracisë.

Por diçka duhet ta dini; askush nuk është i paprekshëm dhe i plotfuqishëm. Duhet ta dini se opozitën do ta keni përballë. Me gjithë të metat e gabimet tona, ne do të na keni përballë pasi jemi forca e vetme që mund dhe do t’i ktheje shpresën shqiptarëve.

Ju sot jeni të shqetësuar pasi e shihni se në këtë vend të plaçkitur ka ende shpresë.