Rama i jep një dorë Bashës, tentojnë të eklipsojnë takimin e Berishës

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një dorë kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Opozita kishte kërkuar praninë e tij në parlament prej një ore.

Por Rama mbërriti fiks në orën 18:00, atëherë kur nis edhe takimi i Sali Berishës në Tiranë.

Ndërkohë kryetari i PD ka nisur të lëvizë nga vendi, duke dhënë sinjale se në Kuvend mund të ketë një debat të stisur për të eklipsuar mediatikisht takimin e Berishës.