Festonte për golin e shënuar, futbollisti merr lajmin e hidhur

Ake bëri një debutim të shkëlqyer në ndeshjen kundër Lajpcig, por një lajm i hidhur i ndali festën mbrojtësit të Sitit.

Por e papritura është se babai i Ake ka ndërruar jetë vetëm disa minuta pasi djali tij realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë futbollisti në një postim në faqen e tij në ‘’Instagram’’ duke prekur të gjithë.

‘’Javët e fundit kanë qenë më të vështirat e jetë time. Babai im ishte shumë sëmurë dhe nuk mund të mjekohej më. Ai ishte me fat që pati mbështetjen e gruas, familjes dhe shokëve.

Dje, pas një kohe të vështirë shënova golin e parë në Champions, dhe disa minuta mbrapa babai im ndërroi jetë. Ndoshta ishte e shkruar të ndodhte, ishte kënaqësi e madhe për të sa herë unë luaja. E di që do të jetë gjithmonë me mua në zemrën time, kjo ishte për ty babi’’, shkroi Ake.