Alarm për shpërthim vullkani në ishujt Kanarie

Frika po rritet mbi një vullkan në Ishujt Kanarie i cili shpërtheu për herë të fundit 50 vjet më parë pasi u regjistruan 1.000 lëkundje në pesë ditët e fundit.

Ekspertët kanë vënë re një rritje në aktivitetin sizmik dhe zhvendosjet e magmës nën vullkanin “La Cumbre Vieja” në pikën e nxehtë turistike të popullarizuar të La Palma.

Tërmeti më i fortë kishte një magnitudë prej 3.4, tha instituti i vullkanologjisë Involcan.

Një sërë tërmetesh u regjistruan brenda një periudhe kohore të shkurtër.

"Një intensifikim i llojit të aktivitetit sizmik në ditët në vijim nuk mund të përjashtohet," tha instituti.

Zyra e qeverisë spanjolle në arkipelagun Atlantik tha se situata "mund të ndryshojë shpejt në një afat të shkurtër", por theksoi se "nuk kishte prova të qarta që sugjeronin se një shpërthim ishte i pashmangshëm".

Cumbre Vieja është një kurriz vullkanik aktiv edhe pse i fjetur ,në jug të La Palma, që ka shpërthyer dy herë në shekullin e 20 -të, së pari në 1949 pastaj në 1971.

Pesë dekada më parë, vullkani Teneguía nxori lavë për më shumë se tre javë. 

Autoritetet kishin ngritur të martën nivelin e alarmit nga jeshile në të verdhë, e dyta nga katër nivelet, në zona të caktuara përreth vullkanit.

Ekspertët po përpiqen të parashikojnë shpërthimet vullkanike duke analizuar dridhjet nëntokësore pranë vijave të çarjes.

Eric Dunham, një profesor i asociuar i “Shkollës së Tokës, Energjisë dhe Shkencave” të Mjedisit të Universitetit Stanford, tha: “Vullkanet janë të komplikuara dhe aktualisht nuk ka mjete që parashikojnë shpërthimin. Sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë kurrë.”

Por ka tregues të rritjes së aktivitetit vullkanik, të cilët studiuesit mund t'i përdorin për të ndihmuar në parashikimin e shpërthimeve vullkanike.

Studiuesit mund të gjurmojnë treguesit e tillë si infrazioni vullkanik, emetimet e gazit, deformimi i tokës dhe aktiviteti sizmik.