Ish lojtari i PSG-së kritikon Pochettinon: Skuadra ishte e rrëmujshme, besuan te individualiteti

Jerome Rothen, ish -lojtar i PSG dhe Monaco dhe tani komentator i RMC Sport, komentoi mbi paraqitjen zhgënjyese të PSG në Bryzh:

“Unë jam i zhgënjyer, ne menduam se me të gjitha këto individualitete ndeshja ishte e lehtë. Besuam se me tre yje para do të kishim fituar, por jo”

Gabimet e Pochettino: “Ajo që më befasoi është pozicioni i tre sulmuesve, ata luanin gjerë.

Neymar në të majtë, Messi në të djathtë dhe Mbappé në qendër. Nuk jam i sigurt se është mënyra më e mirë për t’u argëtuar së bashku. Dhe mendoni pak, ai nuk e kuptoi se kishte bërë një budallallëk”

PSG e nisi ndeshjen e pare te grupit ne barazim 1-1 dhe Brugge nuk vodhi asgje, perkundrazi, zhvilloi nje super ndeshje.