Barcelonës nuk i ndahen telashet, sulmuesi i nënshtrohet operacionit të vështirë

Sulmuesi danez, Martin Brethueit është operuar me sukses në gju.

30-vjeçari pësoi një lëndim serioz, teksa u detyrua të operohet. Barcelona përmes një komunikate konfirmoi operacionin e kryer me sukses.

“Lojtari ynë Martin Brithuite ka kryer me sukses operacionin në ‘patellofemoral”, shkroi Barcelona në “Twitter”.

Patellofemoral është dëmtimi që lojtarët pësojnë në gju pranë ligamenteve. Kjo ndërhyrje kirurgjikale, do ta mbajë për disa muaj jashtë fushave të blerta sulmuesin danez, i cili me golat e tij, u shndërrua në protagonist këtë fillim sezoni.