Nis aventurën Europiane, Uzuni më gati se kurrë

Myrto Uzuni është më gati se kurrë”. Kështu e komenton faqja zyrtare e Ferencvaroshit nisjen e aventurës europiane. Përveç mesfushorit të Kombëtares shqiptare, gati për aventurën në Ligën e Europës është edhe Ferencvaroshi.

Ditën e sotme në orën 18:45 Uzuni me shokë do të përballet me skuadrën gjermane të Bajer Leverkusenit.

Sezoni i dytë radhazi për shqiptarin që luan në Europë, kujtojmë sezonin që lamë pas ku me ekipin e tij bënte pjesë në grupet e Champions-it dhe performancat e shkëlqyera në fushën e lojës në përballje me skuadra si Barça apo Juventusi.

Uzuni, gjithsej për Ferencvaroshin ka  shënuar 20 gola dhe 10 asiste, ndërsa në Europë numëron 8 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.